Subscribe

26 prokurorë të rinj do të bëhen pjesë e sistemit gjyqësor, duke filluar nga  nesër. Ata u betuan sot përpara ministrit të Drejtësisë, drejtuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe prokurorit të Përgjithshëm.

 

Ky i fundit vuri në dukje momentin kaotik në të cilin gjendet drejtësia aktualisht për shkak të numrit të lartë të dosjeve, që presin në radhë për tu hetuar e gjykuar.

 

OLSIAN ÇELA


PROKUROR I PERGJITHSHEM

 

Ne mezi po ju prisnim, për faktin se sistemi i drejtësisë është duke kaluar një fazë shumë të vështirë, mjaft komplekse. Për fatin tuaj ndoshta të keq, kontributi juaj do të jetë thelbësor në kapërcimin e situatës. Do të gjeni një situatë ndoshta kaotike.

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nënvizoi se secili prej tyre tashmë është i ngarkuar me barrën e provës.

 

ULSI MANJA


MINISTËR I DREJTËSISË

 

Një dosje e plotë me prova fajësie është fytyra e një prokurori të aftë dhe të zotë.

 

 

Shumica e magjistratëve të rinj, që u bënë pjesë e drejtësisë do të punojnë në gjykatat e rretheve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *