Milan është rikthyer me këmbë në toke, pasi u mund në miqësoren e fundit të verës nga Betis i Seviljes me rezultatin 2 me 1. Ndeshje e zhvilluar në Katania, në një fushë me shumë probleme, mbi të gjitha 90 minutëshi ku në qendër të vëmendjes, përtej rezultatit dhe lojës, ka qenë përdorimi i teknologjisë për rastet e diskutueshme.

 

Sistemi “Var”, vendosi për episodin e parë të rëndësishëm të ndeshjes kur fillimisht gjyqtari Doverid dhe asistentet e tij vendosën të akordojnë gol, gjajtjen e Andres Silves në portën e spanjolleve, por pasi episodi u ripa falë teknologjisë u anulua gjithçka. Milani, megjithëse luante me vetëm 2-3 titullarë në formacionin e parë kishte me shumë iniciative por, Xhalhanglu, Andre Silva, Kalabria dhe Suso nuk munden të jenë konkrete para portës kundërshtare.

 

Disa problem te vogla në mbrojtje për kuqezinjtë ku i vetmi titullar ishte Bonuci që u gradua edhe kapiten. Në pjesën ë dytë, Milani e rriti edhe me shumë lojën por në momentin më te mirë ishte talenti i Betis, Fabian që mposhti Antonio Donarumen, vëllain e Xhixhos që ishte lënë pushim.

 

Megjithatë, kuqezinjtë u rikthyen shpejt në lojë, pasi fituan nje penallti, që u kthye ne gol nga portugezi Andre Silva. Në fund vendosi sërish teknologjia. Gjyqtari akordoi një 11-metersh falë sistemit “Var” për spanjollet që u kthye ne gol nga Sanabria, duke i dhënë fitoren spanjolleve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *