Subscribe

Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Lartë . Seanca  u zhvillua në mesditë dhe Beleri ishte prezent në sallën e gjyqit,  ndërkohë që procesi u ndoq edhe nga ambasadorja e Greqisë, Konstadina Kamitsi, si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

 

Prokurori i çështjes, Gezim Çopa, kërkoi që kjo gjykate të shpallë moskompetencën, pasi i pandehuri ka marrë si masë sigurie arrest me burg në të gjitha gjykatat e mëparshme. Ndërkohë menjëherë sapo përfundoi seanca, Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Rama si personi i interesuar për mbajtjen e Belerit në burg.

 

VANGJEL DULE

KREU I PBDNJ

“ Nuk ka asnjë ligj që pengon marrjen e detyrës, kjo është vendimmarrje politike. Beleri mbetet i burgosur politik personalisht i Ramës, në shërbim të interesave të tij okulte ne bashkinë e Himarës.”

 

Fredi Beleri u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën e blerjes së votave.

 

Që pasi doli fitues në zgjedhjet e 14 majit, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi drejtësia e ka rrëzuar kërkesën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *