Subscribe

8 vatra zjarri në vetëm në 24 orët e fundit, ky është alarmi i autoriteteve që janë shpërndarë në të gjithë vendin për të luftuar flakët. Situata mbetet më e rëndë në Qarkun e Shkodrës, ku disa vatra zjarri janë ende aktive në Malin e Taraboshit. Zjarrfikëset dhe forcat ushtarake të ndihmuar nga banorë të zonës kanë punuar gjatë gjithë ditës për të izoluar flakët. Në operacionin e te premtes një punonjës i shërbimit zjarrfikës të Shkodrës u asfiksua dhe ende gjendet në spitalin e Shkodrës.

 

Edhe në fshatin Bushat, era ka përhapur flakët me shpejtësi. Zjarri ka përfshirë fillimisht një ish-repart ushtarak, ndërsa dëmtoi 3 ndërtesa të tjera në këtë zonë. Në Mirditë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që përfshiu fshatin Lajthizë. Forca zjarrfikëse dhe ushtarake kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët, por për shkak të terrenit malor nuk kanë mundur t’i shuajnë plotësisht.

 

E njëjta situate edhe në fshatin Lurë të Dibrës. Këtë te shtune 30 forca ushtarake janë duke operuar për të shuar vatrat e mbetura të zjarrit. Dëmtimet në Berat janë të mëdha. Edhe pse flakët janë shuar, a jo që ka mbetur pas është 3 dynym me shkurre dhe më shumë se 40 rrënjë ulliri të shkrumbuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *