Subscribe

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndihmë 50 nëpunësve më të kualifikuar, për të evidentuar problemet që e karakterizojnë administratën publike. Qëllimi është pastrimi i administratës nga shkelësit e ligjit që janë detyrë. Shefi i qeverisë ka theksuar se të gjithë punonjësit duhet të adresojnë problemet, që ata hasin, çfarë duan të ndryshojnë, raportet me zyrtaret politikë ne funksion te realizimit te qëllimeve.

 

Rama ka siguruar nëpunësit se gjithçka ata do të shkruajnë do të jetë tërësisht konfidenciale dhe çfarë do të shkruhet në raportin përkatës do të ruhet me fanatizëm. Mbi bazën e konstatimeve më pas do të hartohet një formular, i cili do tu shpërndahet për tu plotësuar nga nëpunësit e tjerë. 10 gushti, sipas kryeministrit, do të jetë afati që 50 nëpunësitë duhet të dorëzojnë raportin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *