Beteja për Lezhën, Aldo Bumçi e Lindita Nikolla shpalosin premtimet
Lezha është nje qark qe demokratet e kane fituar edhe ne vitin e vështire te 2013, ndërsa socialistet ende e kane sfide marrjen e shumicës se mandateve ne ketë zone; dhe per te fituar votën e lezhjaneve PD ka vendosur ti besoje serish Aldo Bumcit, ndërsa PS ka vendosur te paren ne liste ish-ministren e arsimit Lindita Nikolla.
Lindita Nikolla: Beteja per punësimin dhe mirëqenien dhe ketë beteje, mund ta fitojnë vetëm ata qe ia dolën te fitonin reformën ne drejtësi, vetingun dhe ky është Edi Rama dhe kjo është PS.
Aldo Bumçi: Qeveria ne ketë qark nuk ka bilanc; punët jane qendrat e qyteteve, Lezhe, Laç dhe Rrëshen, keto jane punët kryesore, nuk ka pune te tjera te qeverise këtu. Dhe ndërkohe kemi pasojat negative te vendimeve te qeverise Rama siç ishte ndalimi per 3 vite i ndërtimit, shtrenjtimi i jetës nëpërmjet rritjes se çmimit te energjisë elektrike, shtrenjtimi i naftës, 240 leke per litër është taksa Rama, heqja e ndihmës ekonomike te 25 mije familjeve ku mijëra familje jane ne qarkun e Lezhës, rritja e taksave, pra e gjithë kjo klime ka sjelle varfërimin e qytetareve, kemi pas emigracion ne gjermani, azilkërkues nga Torovica e zona te tjera te varfra; pra ky është bilanci i qeverise qe i kujtohet qytetareve.
Per kandidaten Lindita Nikolla 25 qershori është dita kur shqiptaret duhet te vendosin a do te ecin ne rrugën e reformave apo vendi do te kthehet pas.
Lindita Nikolla: Kontakti i drejtpërdrejte me njerëzit per te folur per punën qe është bere ne 44 muaj si nje garanci per te bere edhe me shume ne mandatin tjetër, si dhe per te pare nga afër per t’u njohur me shqetësimet e njerëzve, jo thjesht se është kohe fushate, por per te pare qartësisht edhe se sa shume kemi per te bere dhe sa shume kemi per te humbur nese ne 25 qershor reformat mbeten ne vend apo kthehen pas ne kohen e nje Shqipërie te zhytur ne borxhe, ne mungese totale te shtetit ku padrejtësia ishte sheshit, ndaj kjo është strategjia e komunikimit. Parja sy me sy dhe kontakti i drejtpërdrejte per te folur modesisht përulësisht per punët qe jane bere dhe me nje pasion te ri per te treguar me vendosmëri, me te cilen ne do te fitojmë betejen per punësimin dhe mirëqenien me te njëjtën vendosmëri qe ia dolem me Edi Ramen kryeministër te fitonim betejën per vetingun.
Por demokrati Aldo Bumci gjykon se i vetmi program qe garanton zhvillimin e Lezhës dhe Shqipërisë është ai i PD.
Aldo Bumci:Kjo arrihet me dy mënyra, duke rritur pensionet, nuk do te ketë pension me te ulet se 250 mije leke dhe te gjitha familjet qe jane ne ndihme ekonomike do ti mbulohet energjia deri ne 300 kw dhe fatura e ujit te pijshëm.
Dy vizionet per zhvillimin e Shqipërisë, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike do te përballen ne 25 qershor ne garën se kush do te qeverise Shqipërinë ne 4 vitet e ardhshme.




