Subscribe

Kjo është pamja tjetër e Tiranës, realiteti i hidhur i kryeqytetit shqiptar. Ne qendër apo periferi, ne çdo ore te ditës ndeshesh me njerëz te moshave te ndryshme qe kërkojnë te mbijetojnë mes mbeturinave. Dikush kërkon shishe plastike, te tjere kanaçe apo qelq. Te gjithë jane te rrezikuar nga një sere sëmundjesh deri ato vdekjeprurëse. Specialiste pranë shëndetit publik tregojnë se këta individë te vetëpunësuar pranë kazave te mbeturinave, rrezikojnë seriozisht jetën. Këta persona duket se kane marre çdo risk mbi vete. Por a rrezikohen qytetaret e tjerë qe i hedhin mbeturinat rregullisht ne kazanë dhe pak ore me vone i gjejnë te hapura ne rruge? Veçanërisht tani ne vere, banoret e Tiranës jane te ekspozuar nga gazet e dëmshme qe çliroje mbeturinat, nga infeksionet e ndryshme dhe sëmundjet e lëkurës. Specialiste te Shëndetit Publik rekomandojnë qe procesi i grumbullimit dhe transportit te mbeturinave te jete hermetik, ndërsa nuk duhet te lejohen personat qe kërkojnë mes plehrave. I njohur me kete realitet, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, u ofroi pune këtyre personave pranë impianteve te përpunimit te mbeturinave. Ne muajin gusht do te nise reforma ne administrimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Krahas nje flote te re pastrimi, kazanët e mbeturinave do te jene te rinj dhe te mbuluar me kapak. Ndërsa qendra e kryeqytetit do te pastrohet nga ndërmarrja e Bashkisë, e cila do te shërbeje si model per kompanitë private qe kane marre përsipër pastrimin e pjese tjetër te Tiranës. Me nisjen e kësaj reforme mbetet per t’u pare nëse keta persona do te vazhdojnë serish punën pranë kazanëve apo situata vërtet do te ndryshoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *