Duken si skena të një filmi të hollivudit, por në fakt, janë pamjet e operacionit të marinsave meksikanë gjatë operacionit për arrestimin e baronit te drogës Joakin Guzman i njohur si “El chapo”. Pamjet e operacionit janë publikuar nga qeveria meksikane. Aksioni, në shtëpinë ku qëndronte trafikanti në Sinaloa ka zgjatur disa orë, ndërsa specialet janë përballur me rezistencën e ushtarëve të “El chapos”. Pas shkëmbimit të zjarrit dhe përdorimit dhe të granatave, marinsat kanë arritur të asgjësojnë rojet e lordit të drogës. Specialet meksikane kanë arritur të gjejnë “El chapon” pas disa orësh. Ai ishte fshehur në një bodrum nëntoke, dera sekrete e të cilit ishte pas një pasqyre. “El chapo” u arrestua mbrëmjen e të premtes. Autoritetet meksikane kanë filluar procedurat për ekstradimin e të shumëkërkuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *