Subscribe

Në 14 maj, qytetarët e Vlorës do të zgjedhin në garën për kryetarë bashkie, midis një ish-diplomati si Ermal Dredha, kandidat i PS dhe Hysni Sharrës nga radhët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që prezantohet si një kontabilist.

 

Të pyetur nga Vizion Plus, se cili është vizioni i tyre në këtë fushatë, ata thonë:

 

HYSNI SHARRA

 

BASHKË FITOJMË

 

Të jemi pranë qytetarëve, kjo është një fushatë për qytetarët.

 

ERMAL DREDHA

 

KANDIDAT I PS

 

Ky mision i ri është motivim për mua, komunikim i drejtë për drejtë me qytetarët.

 

Por cilat janë pikat kryesore të programit të tyre?

 

HYSNI SHARRA

 

BASHKË FITOJMË

 

Programi nevoja e qytetarit, e para infrastruktura, invensitime të mangeta. E dyta shërbimet e munguara në Vlorë, uji, transporti, pastërtia e qytetit. E treta pjesa sociale, pensionistët , të rinjte. Por kryefjala do jetë turizmi, sepse ne kemi shumë potencial. Nuk kam parasysh vetëm turizmin e plazhit, por dhe atë kulturor.

 

ERMAL DREDHA

 

KANDIDAT I PS

 

Turizmi, infrastruktuar dhe bujqësia. Programi që kemi hartuar, e kemi orientuar në 7 shtylla. Po fokusohem në 3 të tilla: turizmi, infrastruktura dhe bujqësinë. Për turizmin, investimet strategjike kanë kruijuar terren për zhvillim këtu. Kemi si pikë kryesore edhe infrastrukturën e brendshme të qytetit , t’i japim qytetarit dhe turistit mesazh, që të kthehen sërish këtu. Ka shumë probleme serioze në këtë aspket ndaj do fokusohemi. Menaxhimi i ujërave të zeza mbetet problem

 

Të pyetur për rivalitetin mes tyre, ata thonë se garën e kanë vetëm me veten.

 

 HYSNI SHARRA

 

BASHKË FITOJMË

 

Nuk e njoh rivalin. Rëndësi ka të jesh këtu përditë. Unë e kam garën time nuk merrem me kundërshtarin.

 

ERMAL DREDHA

 

KANDIDAT I PS

 

Sa i perket kandidati, i uroj sukses, po të shikosh filozofinë time, nuk dua të merrem të, përkundrazi në të mirë të komunitetit jam shumë i hapur për bashkëpunim. Nuk është luftë mes nesh.

 

Gara për bashkinë e Vlorës konsiderohet si një ndër betejat më të forta të zgjedhjeve të 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *