Subscribe

Beteja për Bashkinë e Lushnjës, në zgjedhjet e 14 majit, do të jetë midis kryetares aktuale, Eriselda Sefa dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Eduard Sharka. Sefa u zgjodh në krye të bashkisë Lushnjë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, ku fitoi me diferencë të konsiderueshme votash ndaj dy kandidatëve të tjerë, nga radhët e Partisë Demokratike.

 

Ndërsa kandidati i vetëm përballë saj është Eduard Sharka, ish-nënkryetar i bashkisë vite me parë dhe më pas, edhe kandidat për deputet. Vitet e fundit, Sharka ka mbajtur pozicionin e kreut të sindikatës së fermerëve.

 

Përsa i përket programit të tyre për administrimin e Lushnjës, kandidatja e PS thotë se kërkon të çojë para projektet e mëdha që ka nisur tashmë, për transformimin e qytetit.

 

Eriselda Sefa

 

Në këto dy vite unë vij me një bilanc pozitiv, morëm angazhim që do bashkëqeverisim me qytetarët, bashkia ka qenë transparente. Në këto dy vite kemi arrit të rrisim performancën financiare, dhe kjo ka bërë që të kemi një besueshmëri më të madhe te qytetarët. Mjafton të shohim përroin e qytetit, shumë shpejt do të fillojë unaza, kemi ndërhyrë në infrastrukturë, në shkolla, në atë rurale, vëmendje të madhe i kemi kushtuar dhe bujqësisë, që është ekonomia bazë e bashkisë tonë. Në këto zgjedhje unë vij me një program që fokusohet: vazhdimi i të qenit një institucion i hapur. Por gjithashtu edhe me disa punë në infrastrukturën rrugore, shkollore, shëndetësore. Do kemi fokus të shtuar në shërbimin social, kemi shumë projekte ne proces. Edhe rinia është në fokus tonë.

 

Ndërsa Eduard Sharka premton se nëse ai do të fitojë në 14 maj, do të ndryshojë koncepti i vendimmarrjes.

 

 Programi ynë konsiston në ndryshime thelbësore për Lushnjen. Ne do vijmë në krye te detyrës pa detyrime ndaj askujt. Kjo bashki do te jete e hapur, për qytetaret. Do ndryshoje koncepti vendimmarrës. Do bëjmë disa investime , kemi disa projekte gati. Do ketë një park për qytetin, do kemi një plan për ndërhyrjen ne infrastrukturën për ujërat. Infrastruktura rrugore, kemi risi në fushën e bujqësisë: buxhet për fermerët , do kemi kompensim te dëmeve për fatkeqësitë natyrore në bujqësi dhe kryesorja marketimi i vajit tëullirit. Muajin e parë do të hapim mense sociale në qytet. Paketa ushqimore për familjet nevojë.

 

Bashkia e Lushnjës është bashkia e 7 më e madhe në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *