Subscribe

Autizimi sot është bere me i shpeshte se diabeti, kanceri e Hiv/Aids te marra se bashku. 1 ne 68 fëmije diagnostikohet me çrregullime te spektrit autik. Dëmtimet e komunikimit, integrimit social dhe  sjelljeve. Por vetëm nje familje qe ka fëmije me autizem e di se çdo te thotë ky çrregullim.

 

Përkushtim maksimal,terapi te pafundme, shpenzime te konsiderueshme deri te papërballueshme, beteja te përditshme me mentalitetin dhe shoqërinë. Kjo nene e re nga Kosova ka lene jeten ne Prishtine, bashkëshortin, punen dhe shtepine, vetem per te ndjekur terapitë e djalit ne Tirane. Per asnje moment nuk mund ti largoje syte nga i biri, eshte hiperaktiv dhe me dëmtime ne te folur.

 

Shpenzimet e terapive  per Drinin 7 vjeçar shkojnë 2600 euro ne muaj. Qëndresa thote se nuk eshte dorëzuar përballe ketij çrregullimi, por ajo çka e lëndon eshte reagimi i shoqërisë ndaj ketyre fëmijëve.

 

Por per Manjolen nga Tirana, autizimi i djalit ka tjeter spektër, dhe jeta e tyre te tjera probleme. Antonio është 13 vjeç, por ka zhvillimin e nje 4 vjecari. Nuk flet dhe mërzitet shpesh. Beteja e përmuajshme e familjes eshte sigurimi i te ardhurave per terapitë e djalit, por dhe jetesën e fëmijëve te tjerë.

 

Me rritjen e Antonios nena e tij ve re se si shtohet diskriminimi nga shoqëria dhe mungesa e shërbimeve ndaj tij.

 

860 fëmijët me autizem ne Shqipëri marrin nje pagese prej 10 mije lekësh ne muaj e po kaq edhe kujdestaria. Ndërsa terapitë e tyre, ne varësi te çrregullimeve i kalojnë 40 mije leke ne muaj. Ne ditën botërore te autizimit, Ministria e Shëndetësie premtoi rikonstruksionin e te vetmes qendër te rehabilitimit te fëmijëve me autizem ne zonën e Kombinatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *