Subscribe

Vijon beteja me flaket edhe ne diten e 8-te te riaktivizimit te zjarrit ne masivin pyjor te Pishpores dhe Darezezes ne Fier. Pergjate gjithe nates sherbimet zjarrfikese kane qendruar ne terren ndersa rreth ores 01 :00 nje vater zjarri eshte aktivizuar duke dale jashte kontrollit, ndersa ka rrezikuar edhe nje banese.

Fale nderhyrjes se shpejte te sherbimeve zjarrfikese flaket jane neutralizuar ndersa operacioni do te vazhdoje edhe gjate dites se sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri. Aktualisht vatrat e zjarrit jane me internsitet te ulet ndersa avionet Canadair te derguar nga shteti grek do te fillojne nderhyrjen nga ajri.

 

Ne terren qe ne oret e para te mengjesit po operojne te gjitha forcat operacionale , sherbimet zjarrfikese, efektive te forcave te armatosura , punonjes te ADZM, dhe forca mbeshtetese te bashkise. Gjate dites se djeshme teksa ka zbritur ne terren Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pohuar se nderhyrja nga ajri dhe toka do te vazhdoje deri ne fikjen e plote te zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *