E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Beteja kundër COVID-19/ Thaçi falenderon Erdogan për ndihmat mjekësore

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur mirënjohje homologut të tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan për ndihmat mjekësore që i ka ofruar Kosovës në luftën kundër COVID-19.

 

Në një postim në “Facebbok”, Thaci bën me dije se kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë.

 

“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, shkruan Thaçi.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh