“Beteja” kundër Bashës/ Berisha shkon nesër në Durrës, thirrja që ka për demokratët

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë të mërkurën një takim në qytetin e Durrësit.
Në një postim në “Facebook”, Berisha iu bën apel demokratëve që të mblidhen në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”.
“Njoftim! Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet ‘Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur’ .Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! ” shkruan berisha në postimin e tij.
Takimi vjen në fokusin e takimeve me demokratët në mbarë vendin, që ai ka nisur pak ditë më parë kur Lulzim Basha vendosi ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar i PD.




