Beteja me koronavirusin kinez bëhet gjithmonë e më e vështirë pasi numri i viktimave ka arritur në 1669 ndërsa më shumë se 69,000 njerëz në të gjithë botën janë infektuar.  Krocera Diamond Princess vijon të mbetet në karantinë në brigjet e Yokahomas në Japoni.

 

Ambasada amerikane në Tokio ka marrë masat për evakuimin e shtetasve amerikanë të cilët do të mbahen sërish të izoluar në vendin e tyre në kushte të shtuara të sigurisë. Mjeti lundrues është bllokuar prej dy javësh tashmë, ndërsa në bord gjenden rreth 3,700 pasagjerë, ku 356 prej tyre janë diagnostikuar me virusin.

 

Në Europë numërohen 36 të infektuar ndërsa një person me shtetësi kineze në Francë humbi jetën. Kërkimet shkencore për vaksinën vijojnë intensivisht por ende nuk ka asnjë rezultat. Ndërkohë në Kinë efektet e sëmundjes kanë prekur të gjithë sistemin shëndetësor dhe kanë goditur rëndë bizneset .

 

Në disa qytete ka patur edhe mungese ushqimesh dhe veshjesh. Provinca Hubei dhe kryeqyteti i saj Wuhan janë izoluar prej datës 23 janar, të gjitha shkollat, zyrat, uzinat janë mbyllur nga frika e përhapjes së koronavirusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *