Subscribe

Rreth 38 mijë bimë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Duket se edhe këtë vit, uniformat blu nuk do ta kenë të lehtë betejën më kultivuesit e lëndëve narkotike. Gjatë viteve 2014 e 2015 policia u detyrua që të ndërmerrte fushata të mirëfillta policore për të asgjësuar kanabisin në Lazarat dhe Malësinë e Madhe. Mëngjesin e se shtunës në Vlorë u asgjësuan afërsisht 14 mijë rrënjë kanabis, të cilat ishin mbjellë në fshatrat, Kuç, Dushkarak dhe Vërdho. Në të njëjtën kohë u vunë në pranga edhe katër persona të cilët dyshohen si mbjellësit e lëndës narkotike dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë.
Ndërkohe një ditë më parë, pas vëzhgimit disa ditor në fshatrat e Lushnjës, policia beri te mundur shkatërrimin e 9 parcelave ku ishin mbjelle 12 mijë rrënjë. Bima ishte kultivuar në një serë në fshatin Kashtë-Bardhë ndërsa nje person u ndalua një një tjetër u shpall ne kërkim.
Në skajin më juglindor të vendin në kufi më Greqinë, policia gjeti dhe asgjësoi ditën e premte afërsisht 9 mijë rrënjë kanabis të mbjella në zonën e quajtur “Shkëmbi i Vjeshtës” në Devoll të Korçës. Gjatë kontrollit në atë zonë, policia gjati edhe dy armë zjarri tip automatik model 56, 4 krehra, si edhe 16 fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm, ndërkohë nuk ka asnjë autor të dyshuar, pasi bima narkotike ishte mbjellë pranë zonës së postës kufitare.
Lazarati i cilësuar si “republika e kanabisit” gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, këtë vit e ka humbur këtë status. Policia e Gjirokastër, pohon se janë gjetur 2500 bimë kanabis sativa ne fshatin Krahes dhe u arrestuan në flagrancë dy kultivuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *