Subscribe

Duhanpirja shkakton çdo vit 8 milion vdekje në botë, 1 milion prej të cilëve janë konsumatorë pasiv. Në vendin tonë vit pas viti ekspertët e shëndetit thonë se numri rritet me 100 përdorues. Pavarësisht fushatave ndëregjegjësuese dhe politikave lehtësuese përpjekjet e të rinjve per te mos konsumuar me duhan janë të pakta e thuajse të pamundura.

 

 Vetëm detyrimi për arsye shëndetësore bën të mundur që të hiqet dorë nga duhanpirja.

 

Bashkë me rritjen e numrit, specialistët e shëndetit thonë se ka një tendencë të uljes së moshës së atyre që fillojnë të tymosin rregullisht.

 

Ndërkaq në dyert e spitalit “Shefqet Ndroqi”, vijnë rregullisht pacientë që shfaqin probleme shëndetësore si pasojë e konsumit të duhanit.

 

Tendencë në rritje vit pas viti është duhanpirja nga femrat, të cilat sipas mjekes Bala trashëgojnë problemet shëndetësore tek pasardhësit.

 

Në ditën botërore kundër duhanpirjes ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu lajmëroi për shtrëngimet e masave për këdo që tymos në ambiente të mbyllura. Konkretisht për subjektet, nese shkelja përsëritet disa herë brenda një viti do të pezullohet si aktivitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *