Subscribe

Kombëtarja shqiptare ndodhet ne Lyon, qytet i cili do t’i mirëpresë kuqezinjtë ne betejën e tyre te fundit te fazës se grupeve ne Euro 2016, kundër Rumanisë kete te diele pra 21:00. Sigurisht qe pas dy humbjeve kundër Zvicrës dhe Francës pavarësisht paraqitjeve te mira, entuziazmi ne grupin e lojtarëve nuk është ai i duhuri. E megjithatë për t’i dhënë më shumë kurajo dhe besim lojtarëve në prag të përballjes së rëndësishme kundër Rumanisë ka menduar tekniku De Biasi, i cili përpara e lojtarët të hipnin në avionin që do t’i çonte ne Lyon i ka takuar të gjithë lojtarët një për një për t;i inkurajuar. Për kuqezinjtë rrugëtimi historik në këtë evropian mund të mos mbyllet pas derbit ballkanik me Rumaninë. Sigurisht që duhet me patjetër një fitore kundër përfaqësues së Jordaneskut në mënyre që të shpresojmë tek kualifikimi si një nga 4 ekipet e treta më të mira të grupeve. Natyrisht që veç fitores hipotetike të Shqipërisë, duhet që të shihen edhe rezultatet dhe golavarazhet e skuadrave të tjera që do të renditen të tretat. Por kjo matematike dhe këto kalkulime nuk do të kenë më asnjë vlere nëse nuk sigurojme dot këtë të diele në Lyon tre pikët e para në europian. Kundërshtari është i vështirë dhe këtë e tregoi qoftë në sfidën hapëse kundër Francës dhe qoftë ne barazimin me Zvicrën 1 me 1. Rumunet madje kanë një motivim ekstra pasi federata i ka premtuar 1,5 milion euro shpërblim, nëse fitojnë ndaj Shqipërisë. Një shume që është sa gjysma e premios që jep UEFA për ekipet që kualifikohen për në 16 të mirat. De Biasi ne konferencën e fundit për shtyp ku kishte përkrah portierin Berisha, tha se kundër Rumanisë, nuk mendon te beje ndryshime ne aspektin taktik, por kjo nuk përjashton disa ndryshime ne emrat e lojtareve qe do te jene titullarë ku emra si Cikalleshi, Kace, Roshi, Xhaka dhe Gashi shpresojnë te kene hapësirë. De Biasi tha se skuadra ka bere nje turne te madh duke dhënë gjithçka per te nderuar kombin. Trajneri e konsideroi ndeshjen me Rumaninë me te rëndësishme gjë te cilen e përforcoi edhe portieri Berisha qe vlerësoi shume edhe rikthimin nga pezullimi te Lorik Canes duke thënë se ekipi do te japë maksimumin për te mare tre piket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *