E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Beteja” e klikimeve/ Berisha dominon në rrjetet sociale përballë Ramës, ja pesë kandidatët më të kërkuar

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tha se në ditën e sotme, për herë të parë, Sali Berisha është më i kërkuar në rrjetet sociale se sa kundërshtari i tij politik Edi Rama.

Në bazë të fjalëve kyç të kërkuara, Kallanxhi deklaroi në studion e Quo Vadis se kjo rritje ka ardhur në bazë të lajmit që qarkulloi për heqjen e non gratës.

Reklamë

Sa i përket kandidatëve më të kërkuar në listën e Tiranës për Partinë Socialiste ai përmendi Blendi Gonxhe, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti dhe Fatmir Xhafaj.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Sa është rritur interesi për liderët në rrjetet sociale?

Kallanxhi: Për herë të parë, Berisha ka kaluar me shumë pak Ramën vetëm ditën e sotme. Kur i lexon janë kërkimet “State Department”, “DASH”, “Sali Berisha non grata” dhe pastaj gazetari që e ka shpërndarë. Tek probabiliteti i kandidatëve që mund të dalin në listën e Tiranës janë në kategorinë e parë: Blendi Gonxhe, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti dhe Fatmir Xhafaj. Për këta kanë pasur më shumë interes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë