Edmond Spaho deputet i PD ne një intervist për Vizion Plus ka komentuar situatën politike në vend dhe përplasjet e opozitës me mazhorancën.

 

Spaho tha se protesta kombëtare e PD që do të mbahet në tre mars nuk ka lidhje me vendimin qe do te japë Gjykata e Apelit për vulën dhe logon.

 

Për këtë çështje deputeti hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim se kanë ndërhyrë në gjyqësor që Apeli të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeaj, ndonëse ky i fundit nuk ishte palë në procesin gjyqësor.

 

Ai tha se nëse vula dhe logo e PD i jepet Alibeaj dhe jo Berishës që ka shumicën e demokratëve atëherë do të ketë përplasje civile.

 

Ne ndodhemi në situatë kritike, ku kryeministrika pezulluar dy nene të Kushtetutës. Të cënosh kushtetutën po përgatit grusht institucional.

 

Ne kërkojmë hetim për aferën McGonigal sepse Rama ka financuar me burime nga buxheti I shtetit për të zhdukur opozitën. Gjykata është në pozicion të paligjshëm. Vendimi ka dalë në 25 mars, dhe ka ndërhyrëRama që të mos bëhet regjistrimi.

 

Dikush që nuk është palë nuk mund të bësh ankimim. Por me ndërhyrje të Ramës dhe Kim është pranuar ankimimi. Apeli duhet të pushojë ccështjen që sat ë shohë që nuk është palë. Nëse gjykata heq të drejtën e 700 mijë zgjedhësve me urdhër të Ramës atëhere do të ketë përplasje civile.

 

Është treguar qartazi se me kë është shumica. Të gjithë e dinë që PD është e Sali Berishës”, tha Spaho.

 

Deputeti demokrat nuk i kurseu akuzat as ndaj Kuvendit, që sipas tij po shkel Kushtetutën dhe nuk po miraton kërkesën e opozitës për të ngritur komisjonin  hetimor ndaj Ramës për çëshjen “McGonigal” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *