Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas intervistimit për 4 ditë nga prokuroria speciale i ka dërguar një mesazh drejtësisë ndërkombëtare. Kreu i shtetit ka shfrytezuar 10 vjetorin e vendimit të gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi shpalljen e pavarësisë së Kosoves. Thaci eshte ndalur tek fakti qe nuk duhet te perdoren dy standarte.


HASHIM THAÇI
PRESIDENT I KOSOVES
“Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.”

Kreu i shtetit të Kosovës është shprehur edhe më herët se e respekton procesin për zbardhjen e së vërtetës për rolin e tij në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, tashmë i mbetet gjyqtarit të procedurës paraprake, francezit Nikola Giju të vërtetojë nëse dyshimet e ngritura nga prokurori per krime lufte qendrojne ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *