E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Besnik Pudja, vrasje apo vetëvrasje?

Shkon në tre numri i personave të ndaluar në lidhje me ngjarjen e datës 7 tetor, në Shëngjergj ku u gjet i pajetë shtetasi Besnik Pudja. Halit Dusha, ka qenë i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rrethanat e ngjarjes pasi viktima në bashkëpunim edhe me disa të tjerë janë autorë të dyshuar për kultivimin e 2889 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në fshatin Urë, Kollagjesh. Këtë të shtunë, në orët e para të mëngjesit efektivët e komisariatit Nr 4, prangosën 37-vjeçarin në banesën e tij në Tiranë. Më herët u arrestuan Alges Liçi, si dhe Dritan Buzo, të dy banues në kryeqytet. Familjarët këmbëngulin se Besnik Pudja, u vra me armë zjarri në një tjetër vend e më pas trupi tij u vendos pranë një magazine me kanabis në zonën e Kollagjeshit. Edhe mjekësia ligjore, konstatoi se nga pozicioni i trupit të viktimës dhe këndi i qitjes, forcohet pista e vrasjes.

Më shumë video

Reklamë