E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Besimtarët nuk respektojë rregullat e distancimit social në Kishën e Laçit (VIDEO)

Pelegrinazhi i 13 të martave të shënjta në Kishën e Shna Ndout në Laç solli mijëra besimtarë nga i gjithë Shqipëria në vendin e shenjtë.

 Lutjet për më shumë shëndet dhe mbarësi ishin primare për ta, ndërkohë që masat anti-covid dhe rregullat e  distancimit fizik nuk u respektuan.

Reklamë

Kujtojmë që në 8 të martat e para të ritualit, besimtarët e krishterë nuk kanë frekuentuar kishën për shkak të izolimit nga koronavirusi.

Numri i madh i besimtarëve shaktoi trafik të rëndur në autostradë, deri në mbërritjen në destinacion, në kishën më të vizituar në vend.

Ritual i 13 të martave mbyllet në 13 Qershor, natë kur mijëra besimtarë pavarësisht llojit të besimit bashkojnë lutjet e tyre për një vit më të begatë dhe të qetë.

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/3707893475904152/?t=13

Vazhdo të lexosh

Reklamë