Subscribe

Mëngjesi i së premtes bëri bashkë mijëra besimtarë musliman të cilët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të falur namazin e fitër bajrami.

 

Në Tiranë Besimtaret u falën në bulevardin dëshmorët e kombit.

 

Kryetari i KMSH skender brucaj uroi mbarë besimtarët për festën e madhe.

 

Me mijëra besimtarë kanë falur Bajramin në qendër të qytetit të Elbasanit.Myftiu Myftiu i Elbasanit Agim Duka Në fjalën e tij  theksoi se kërcënimi më i madh nga terrorizmi dhe ekstremizmi, nuk qëndron vetëm tek vetëm vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe përhapja e urrejtjes.

 

Edhe ne Durrës besimtaret kanë marrë pjesë në faljen e bajramit. Në ceremoninë e zhvilluar ne xhaminë e qytetit imam Ervin Qylafi ka uruar veçanërisht ata qe agjëruan për një muaj ramazanin duke u lutur që zoti tua shpërblejë sakrificën e tyre.

Qindra njerez u mblodhen në xhamitë  e Fushë Krujës dhe kryen ritet për Faljen e Namazit.

 

Edhe në Korçë besimtarët zhvilluan ceremoninë e faljes. Ata janë përshëndetur nga myftiu,  i cili apeloi për më shumë dashuri, respekt dhe tolerancë.

 

Me të njëjtën atmosfere festive Namazi i Fiter Bajramit është falur që në orët e para të mëngjesit edhe në Shkoder.

 

Myftiu i kukësit Islam Hoxha në mesazhin e tij para besimtarëve uroi banërt e zonës së për festën e madhe.

 

Festa e Fitër Bajramit shënon edhe përfundimin e muajit të sakrificës, ramazanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *