Subscribe

Besimtarët ortodoksë, u mblodhën në të gjitha kishat ortodokse, ku janë zhvilluar meshat e shenjta me rastin e festës së Pashkës, që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit. Festa e Pashkëve është më e rëndësishmja në kremtimet e të krishterëve në gjithë botën, nisur nga misteri dhe simbolika e ringjalljes. Pashka qëndron në bazën e besimit të krishterë, e cila vjen pas kremtimeve të së premtes së zezë. Me qindra ishin ata të cilët u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, për të ndjekur nga afër meshën e shenjtë të drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Kryepeshkopi tha në fjalën e tij se Krishti mposhti atë që cenoi dinjitetin njerëzor. Ai theksoi se dinjiteti i besimtarëve të krishterë, u kundërvihet situatave të këqija të shoqërisë shqiptare. Besimtaret kane ndjekur meshën me qirinj ne duar duke uruar njeri-tjetrin. Besimtarët kanë marrë nga Kisha flaken e Zotit për ta çuar në shtëpinë e tyre për më shumë mbarësi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *