Subscribe

Besimtarët bektashi këtë të premte festojnë ditën e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës dhe shpirtit.

 

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve,me këtë rast si për çdo vit hap dyert për të pritur në një aktivitet të madh festiv qindra besimtarë. Kryegjyshi, Haxhi Edmond Brahimaj, në këtë ditë feste del para hyrjes së Selisë së Shenjtë për të pritur e bekuar çdo besimtar, një ritual ky tepër i rëndësishëm për ta.

 

Kryegjyshi gjithashtu do të presë drejtues të lartë të vendit. Si gjithmonë festat i bëjnë bashkë politikanët, të cilët nga vendet e shenjta përcjellin edhe mesazhet për një Shqipëri më të mirë, paqe dhe dashuri mes njerëzve.

 

Festa e Sulltan Novruzit përkon me lindjen e Abaz Aliut. Ndezja e qirinjve, falja në tyrbe, janë dy ritet më të veçanta për besimtarët. Një vëmendje e veçantë në festat e bektashinjve janë edhe gatimet, një traditë e ruajtur prej brezash. Madje, dikur festa e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës pritej me shumë hare në çdo shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *