Supersfida e javës së 11 të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj shkoi për Beslidhjen e cila mundi në kryetqtet, rivalin më të madh për titull, Tiranën.

Sukses i rëndësishëm për lezhjanet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” kundër një rivali me të cilin ka ndarë edhe duelet dhe trofete më të rëndësishëm gjatë sezonit të kaluar.

E megjitatë ashtu sikurse tregon dhe rezultati 88 me 96, dueli kryeqytet ishte emocionues për shkak edhe të numrit të madh të tifozeve por edhe I fortë vecanërisht në dy periodat e para, ku kishim ekuiliber perfekt.

E para u mbyll 20 me 20 ndërsa e dyta 22 me 22. Të dyja ekipet shkuan në periodën e trete me rezultatin 42 me 42.

Shkëputja e madhe e miqve që bëri edhe diferencen erdhi pikërisht në periodën e tretë ku Beslidhja falë dyshes Hamati-UIks e mbylli +16 pikë.

Pavarësisht se Tirana u rikthye në periodën e fundit e inspiruar nga Hysenagolli me 32 pikë dhe 16 topa të kapur në tabele, mundi të rikuperoje vetëm 8 pikë, jo më shumë se kaq duke mos e shmangur dot humbjen.

Beslidhja kryeson kampionatin bindshëm duke qenë super deri tani me 10 fitore ne 10 ndeshje të luajtura ndjekur nga Kamza Basket dhe Tirana./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *