Subscribe

Bashkia e Tiranës do të ketë një flotë elektrike të transportit publik, në katër vitet e ardhshme. Ky ishte një nga premtimet e kryetarit te bashkisë Erion Veliaj ne forumin e BERZH-IT në Sarajeve. Veliaj theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me BERZH-in me një sërë projektesh të tjera dhe fokusi do te jete te politikat mjedisore.

 

“Ambicia jonë është që në mandatin e dytë, pjesën më të madhe të financimeve të BERZH, t’i fokusojmë në atë që quhet “Programi i Qyteteve të gjelbra”, ku duam t’i japim fokus shumë të madh transportit elektrik. Kemi ecur shumë mirë me biçikletat, me taksitë elektrike; tani është radha e autobusëve dhe duam të financohet ky program.’

 

“Projekti tjetër që ndoshta është një ndër projektet më afër zemrës sonë, si Bashki e Tiranës, është ai i Pyllit Orbital. Pra, në dy vite kemi thyer rekordin e mbi 100 mijë pemëve, por që të kapim atë që është ambicia jonë e 2 milionë pemëve, sigurisht na duhet pak ndihmë financiare. Po përgatitemi që në mandatin e dytë, të aksesojmë financat ndërkombëtare, kryesisht për këto dy projekte, çështjet e gjelbërimit dhe të transportit elektrik dhe të transportit të pastër”

 

Veliaj u shpreh se falë përmirësimit të performancës financiare të Bashkisë së Tiranës dhe ndërmarrjes së ujësjellësit, Tirana është një nga qytetet e pakta që sot siguron një mbështetje financiare nga BERZH, pa pasur garancinë e qeverisjes qendrore.

 

 “Jam sot krenar jo vetëm për çka kemi arritur si Bashki, por çka kemi arritur si qytet. Fakti që BERZH sot na cilëson si një ndër qytetet më të suksesshme, që jo vetëm kemi rikuperuar financat publike që i gjetëm të falimentuara katër vite më parë, por jemi ndoshta e vetmja bashki në rajon, që financohemi direkt, pa garanci sovrane, nga institucionet bankare të huaja; është vërtet një moment që na bën të jemi shumë mirë, por e mira s’ka fund”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 

Bashkia e Tiranës ka nisur një nga investimet më të rëndësishme të dekadave të fundit, që ka të bëjë me shtrirjen e një linje të dedikuar ujësjellësi për të gjitha lagjet periferike të zonës së Unazës së Re dhe Kasharit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *