Policia e transportit në Paris qëlloi dhe plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi me thikë në stacionin e trenit të Parisit, Saint Lazare, pasi thirri “Allahu Akbar”. Sulmuesi ra në shina dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në një gjendje të rëndë për jetën.

 

Kjo ngjarje ka ndodhur pasi ai është ndalur për mosmbajtjen e maskës, ku dhe ka refuzuar.

 

Sipas dokumenteve të identitetit të gjetura në trupin e tij, burri ka lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë për kërcënime dhe dhunë të mëparshme, por nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës.

 

Tashmë është hapur një hetim për “tentativë vrasje”, terrorizëm” dhe “dhunë me armë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *