Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

 

Për ta pritur kryeministren serbe u mblodhën një numër i serbëve.

 

Bërnabiqit ia bënë një rresht pritjeje përfaqësuesit e Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.

 

“Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët i mbanin në duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *