Subscribe

5 gushti 2016 do te jete me siguri nje date historike per Milanin. Njeri prej klubeve me te famshme te botes ka lëne pas epokën Berlusconi, duke përfunduar ne duart e nje shoqërie kineze te quajtur Changxing. Presidenti historik Silvio Berlusconi dhe përfaqësuesi i grupit te investitorëve kinez Han Li kane firmosur parakontraten qe i jep kinezeve te drejtën per te mbyllur deri ne fund te vitit blerjen e 99.93 % te aksioneve te klubit te Milanit per nje shifër 740 milion euro përfshire ketu nje shume borxhesh qe shkon ne 220 milion euro. Surprizat edhe ne ketë rast nuk kane munguar, pasi shoqëria Fininvest qe drejtonte Milanin prej 30 vitesh nëpërmjet nje komunikate per shtyp, pasi zyrtarizoi lajmin, zbardhi edhe detaje per shoqërinë e re qe bleu klubin kuqezi qe ne fakt nuk është grupi i miliardereve qe kishte si përfaqësues italo-amerikanin Sal Galatioto. Zvarritja e tratatives me kete grup investitorësh mesa duket nuk i ka pëlqyer Berluskonit, i cili sapo ka marre garanci nga shoqëria Chang Xing e drejtuar nga miliarderi Yonghong Li ,ka nisur ne fshehtësi tratativat per mbyllen e marrëveshjes. Bashke me kete korporate te fuqishme ne klubin e Milanit ka hyre edhe vete qeveria e Pekinit nëpërmjet shoqërisë shtetërore Haixia Kapital. Pagesa e parave te aksioneve per Berlusonit do te behet ne tre këste. E gjitha si operacion per t’u mbyllur brenda 31 dhjetorit te këtij viti. 740 milion eurot qe do te përfitoje familja Bersluoni i shtohen këtu edhe 350 milion euro garanci per te bere merkato ne 3 vitet e ardhshme. Pra ne total 1.1 miliard euro te shpenzuara nga kinezet per nje nga klubet me te mëdha te historisë se futbollit botëror. Kinezet kane pozuar tek Villa Certoza bashke me Berlusconin pas mbylljes se kësaj marrëveshje historike, ndërsa pritet qe ne dispozicion te ekipit brenda muajit per merkaton te jene 100 milion euro. Silvio Berlusconi pas datës 1 janar 2017 do te mbetet president nderi i nje klubi te cilën pasi e mori ne drejtim me 20 shkurt 1986 e ktheu ne nje nga me te fortët ne Itali dhe bote. Ai eshte presidenti me i suksesshëm i histori se futbollit me 28 trofe, nga te cilët 15 ne Itali dhe 13 ne europe ku spikasin 5 champions league. Ai është njeriu qe gjeti dhe mori ne ekip emra te tille si Barezi, Maldini, Van Basten, Gulit, Rajkard, Savicevic, Boban, Ueah, Nesta, Kaka, Pirlo, Inzagi, Ibrahimovic, Ronaldinjo e shume e shume yje te tjerë shto këtu trajner te mëdhenj si Saki, Kapelo e Anceloti. Dhe tashme kur kuptoj se paratë e tij nuk ishin te mjaftueshme per Milanin e Madh. Vendosi te beje nje tjetër zgjedhje te madhe. T’ia shesë aksionet kinezeve me shpresën se nuk ka gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *