Te tjere emra te njohur i shtohen listës se personave te përfshire ne skandalin e “Panama Papers”. Mediat kane publikuar se fundi identitetet e 100 shtetasve italiane, mes te cileve spikat ai i ish-kryeminsitrit italian Silvio Berlusconi. Kavalieri rezulton te kete pasur nje kompani offshore te krijuar ne vitin 1989 e cila ishte vene ne qender ten je hetimi pasi nuk zbulonte pagesat reale te disa futbollisteve te dikurshëm te Milanit, president i te cilit eshte Berluskoni. Behet fjale per lojtare si Rud Gulit dhe Marco Van Basten. Po kështu dy emra te tjere te njohur jane administrator i Milanit Adriano Galliani dhe biznesmeni i njohur Flavio Briatore. Nderkaq, po si pasoje e zbulimit te tij ne skandalin e “Panama Papers” si drejtor i nje kompanie offshore, ka dhene dorëheqjen edhe ministri spanjoll i industrie, Jose Manuel Soria.
Te nxitur nga ky skandal, pese ekonomitë me te medha ne Bashkimin Europian kane rene dakord te shkembejne informacionet per pronaret e fshehte te bizneseve dhe fondeve. Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja do te bashkëpunojnë per te mos lejuar qe biznese apo individe te pasur te mos paguajnë taksat ne menyre korrekte. Ku vendim është përshëndetur nga shefja e FMN, Lagard dhe organizata “Transparency Internacional”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *