Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leucemi.

 

Të paktën ky është lajmi që raportohet nga agjencia Reuters si dhe disa media italiane.

 

Problemet në gjak mesa duket kanë qënë shkaktar I shqetësimeve shendetesore që kanë cuar shtrimin në spital për kontrolle dhe analiza të thelluara nga ana e ish-kryeministrit Italian.

 

Drejtuesi i Forza Italia ka kaluar një natë të qetë në spitalin San Raffaele në Milano, në njësinë e kujdesit intensiv për të rivendosur oksigjenimin e duhur të gjakut. Mungesa e oksigjenit ka sjellë probleme në sistemin kardiovaskular dhe të frymëmarrjes .

 

E megjithatë informacionet janë shumjë të rezervuara nga spitali dhe i vetmi që e ka këtë të drejte është kryemjeku Alberto Zangrillo I cili  mund të mbajë një konferencë shtypi për të ilustruar gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit .

 

Ai është aktualisht 86-vjec, dhe ka qënë një nga politikat me ndikimin më të madh në Itali në 3 dekadat e fundit./ La Repubblica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *