Subscribe

Familja Berlusconi po mendon seriozisht per te shitur nje pjese te aksionit te klubit te Milanit. Mediat italiane bëjnë te ditur se zërat se Silvio Bersluconi mund te shesë nje pjesë të aksioneve tek kinezet tashmë janë më konkrete se kurrë. Bosi i klubit kuqezi mesa duket ka hequr dorë nga partneriteti i mundshëm me financierin Bee Taechaubol, i cili nuk arriti kurrë të gjeje 480 milion eurot e premtuara për 48 % te aksioneve. Kjo është arsye përse Bersluconi i ka haur dyert dy multi miliardereve nga Kina që kanë paraqitur oferta të ndryshme për aksionet e klubit të madh Italian. Pista e parë është ajo që po negociohet nga bankieri italo-amerikan Salvatore Galatioto, i famshëm për ndërmjetësimet e ndërrimit të pronësisë së shumë ekipeve të basketbollit, bejsbollit etj në SHBA. Në këtë rast, Galatioto i ka ofruar Berlusconit 700 mln euro për të gjitha aksionet e klubit në emër të një miliarderi kinez i quajtur Robin Li. Por ndërkohe një tjetër sipërmarrës i fuqishëm kinez He Xiangjian po përpiqet të joshe Berlusconin, i cili nga ana e tij nuk kërkon të heq plotësisht dorë nga Milani. Megjithatë referuar mediave italiane Brenda 6-8 jave, kuqezinjtë mund të ndërrojnë pronar, çka do të ishte një zgjidhje historike pasi prej 30 vitesh nën drejtimi e familjes Berlusconi, Milani u kthye ne klubin me të titulluar në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *