Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte si pasardhësin...

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka:...

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri...

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e shqiptarit që...

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur,...

Berlini përgatitet për trazira dhe dhunë natën e Vitit të Ri

31 Dhjetor 15:01

Festa e Krishtlindjes është familjare dhe e qetë, ndërsa në natën e Vitit të Ri kudo në Gjermani festohet: vetëm në Berlin priten pranë Portës së Brandenburgut deri në 65.000 vetë. Prej ditësh ndërtohen skena për koncertet. Festa do të zhvillohet nën moton “Festoni në Portë”. Muzikantë të shumtë do të performojnë, mjaft stacione  televizive do t’i trasmetojnë koncertet, ndërsa në mesnatë priten fishekzjarre.

Kjo tingëllon si një festë e bukur, por për shkak të frikës prej sulmesh të mundshme terroriste, askush nuk mund të relaksohet. Koncepti i sigurisë është kompleks. Në zonën e festës mund të hysh vetëm nëse ke biletë, dhe në hyrje ka kontrolle. Nuk lejohen as çantat, as fishekzjarret, as ushqimet, pijet apo gjëra të tjera. Agjitacioni politik është i padëshirueshëm në festën e Vitit të Ri. Sidomos në kohët kur Izraeli po bën luftë kundër Hamasit.

Frikë nga incidentet

Policia e Berlinit pret që në natën e Vitit të Ri të ketë një rrezik të shtuar trazirash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Shefja e policisë së Berlinit, Barbara Slowik, flet për një “nevojë të madhe për mbrojtje për popullin hebre dhe izraelit”. Javët e fundit kanë treguar se sa shpejt mund të ndryshojë gjendja, me demonstratat e shumta pro-palestineze në qytetet kryesore gjermane.

Slowik u shpreh për një “emocionalizim të shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme”. Ndërsa sa i përket natës së Vitit të Ri, thotë: “Ne sigurisht supozojmë se këto emocione do të përjetohen edhe në rrugë.” Sidomos në të ashtuquajturat zona problematike me një popullsi të madhe myslimane.

Dhunë kundër forcave të sigurisë

Policia e Berlinit, por edhe zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore janë vënë në alarm. Punonjësit e urgjencës përjetojnë vazhdimisht sulme të dhunshme edhe në ditët normale. Në një studim mbarëkombëtar nga Shoqata Gjermane e Brigadës së Zjarrfikësve (DFV), rreth gjysma e zjarrfikësve të anketuar deklaruan se ishin fyer, sharë dhe kërcënuar ose kishin përjetuar dhunë të drejtpërdrejtë gjatë detyrës në dy vitet e fundit.

Në natën e Vitit të Ri 2022/2023, shërbimet e shpëtimit dhe emergjencave në disa qytete të Gjermanisë u sulmuan masivisht me fishekzjarre dhe raketa. Në Berlin, shefi i policisë Slowik tha se punëtorët e shpëtimit janë futur edhe në prita të dyshuara. Askush nuk pret që gjërat të jenë më pak agresive këtë vit. Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser (SPD) është e shqetësuar se natën e Vitit të Ri mund të ketë sërish “dhunë të pakuptimtë” në disa qytete.

Edhe policët janë njerëz

Sindikata e policisë bën thirrje për veprime më të ashpra kundër sulmuesve. “Që nga ekseset e dhunshme vitin e kaluar në Berlin, por edhe në shumë vende në zonën e Ruhrit dhe madje edhe në Bonn, të gjithë e dinë se diçka është prishur në shoqërinë tonë,” paralajmëron kryetari i GdP Jochen Kopelke në një intervistë për Rheinische Post. “Më në fund duhet të reagojmë ndaj kësaj.”

Në Berlin po vazhdojnë përpjekjet në disa fusha që gjërat të mos përsëriten. Policia ka muaj që është në lëvizje në të ashtuquajturat zona problematike si masë parandaluese. Ka organizuar takime nëpër shkolla dhe klube të rinjsh për t’u sqaruar të rinjve se do të ketë shumë njerëz me uniforma dhe me helmeta. Prindërit janë kontaktuar përmes shkollave dhe u është kërkuar ndihmë. Njerëzit punojnë natën e Vitit të Ri për të ndihmuar të tjerët. “Ju lutemi flisni me fëmijët tuaj paraprakisht në mënyrë që edhe ne të trajtohemi me respekt dhe tolerancë, në mënyrë që ta nisim Vitin e Ri pa dëme”, thuhet në letër.

Prani masive

Në të njëjtën kohë, policia e Berlinit ka përgatitur operacionin e saj më të madh për Vitin e Ri në disa dekadat e fundit. 2500 policë shtesë nga Berlini dhe landet e tjera do të jenë me shërbim në rrugë. Po ashtu në stacionet e trenit dhe në stacionet e tramvajeve dhe metrove do të jenë në gatishmëri edhe 500 oficerë të policisë federale. 1000 policë të tjerë janë në detyrë në rajonet e policisë dhe me makina patrullimi. Në disa raste brigadat e zjarrfikësve duhet të shoqërohet me mbrojtje policore. Policia me rroba civile po monitoron prej ditësh situatën në pikat e nxehta, ndërsa protestuesit do të arrestohen menjëherë.

Edhe prokuroria planifikon të punojë me trune speciale. Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner (CDU), njofton për veprime vendimtare. “Kushdo që sulmon policinë dhe zjarrfikëset duhet të presë një përgjigje shumë të qëndrueshme nga shteti ligjor”. Si masë parandaluese në tri lagje problematike të Berlinit është ndaluar hedhja e fishekzjarrëve nga persona privatë .

180 milionë euro për fishekzjarrë

Ambientalistët dhe sindikata e policisë janë të mendimit se fishekzjarret duhet të ndalohen në tërësi në Berlin. Por këtë vit po shënohen rekorde të reja shitjesh, pas ndalimeve në vitet e virusit Corona 2020 dhe 2021. Vitin e kaluar u shitën prodhime piroteknike në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh. Këtë vit kjo shumë nuk do të jetë më pak.

Përveç fishekzjarreve të ligjshme, që janë në shitje që nga data 28 dhjetori, në qarkullim ka edhe mjaft mjete shpërthyese ilegale, veçanërisht në Berlin. Kufiri me Poloninë është afër dhe aty shiten fishekzjarre të pacertifikuara që kanë një efekt shumë më të madh shpërthyes.

Në vend të pluhurit të zi, përdoret një substancë më e fortë që mund të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar. Disa përmbajnë madje edhe pjesë të vogla të forta të cilat mund të shkaktojnë plagisje serioze, sikurse plumbat e pushkës, përfshirë edhe prerje të gjymtyrëve ose goditje që mund të çojnë deri në vdekje. Në Berlin spitalet po përgatiten për një natë të ngarkuar. /DW

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Berlin Trazira Viti I Ri

Nga e njëjta kategori

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me dronë nga territori i Irakut

më shumë...

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes të rrugës, tre të lënduar

më shumë...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri për çlirimtarët, Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

më shumë...

Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur, një 18-vjeçare në gjendje të rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

11:43

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas...

11:40

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes...

11:19

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë...

11:12

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush...

10:57

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat...

10:52

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK!...

10:43

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e...

Foto ilustruese
10:33

I dehur në timon, shoferi i ambulancës...

10:11

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi...

10:09

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës,...

10:07

Pamjet e aksidentit në Tiranë/ Makina përplas...

9:59

Treni del nga shinat në Francë, 44...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • “Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të birit, arresto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.