E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Kosova

Berlini denoncon deklaratat e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë për Hitlerin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Hoxhaj dhe theksoi se marrëdhëniet vëllazërore dhe shumë të veçanta mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të forcohen e zgjerohen në të gjitha fushat e bashkëpunimit, pasi ato janë thelbësore për të ardhmen e kombit shqiptar, por edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

 

Reklamë

Më tej, Nishani  vlerësoi dhe përshëndeti të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit, si dhe i siguroi zotin Hoxhaj për mbështetjen e pakursyer të institucioneve shqiptare, për të mundësuar në një kohë sa më të shpejtë anëtarësimin e Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe avancimin e agjendës evropiane, krahas vendeve të tjera të rajonit”.

 

Presidenti Nishani theksoi rëndësinë që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të diskutohet dhe të bëhen hapa konkretë për të ndihmuar në aspektin social, ekonomik, kulturor dhe arsimor shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë, duke marrë si shembull praktikat më të mira evropiane në këtë drejtim.

 

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën në rajon si dhe pozicionin e Shqipërisë dhe të Kosovës në ndihmë të tejkalimit të krizës politike në Maqedoni, ku presidenti Nishani theksoi se, kriza në Maqedoni është një krizë politike dhe jo ndëretnike.

 

“Stabiliteti i Maqedonisë, respektimi i marrëveshjes së Ohrit, si dhe  rruga e saj drejt integrimeve euro-atlantike është në interes të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, por edhe për të gjithë rajonin dhe më gjerë”, tha ai.

 

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës z. Enver Hoxhaj e falënderoi Presidentin Nishani për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, duke theksuar se Kosova dhe institucionet e saj do të jenë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen personale dhe institucionale që Presidenti Nishani  ka dhënë  për njohjen ndërkombëtare, si dhe ndihmën në rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë