Shpërthen në Berlin, akuariumi më i madh cilindrik në botë në të cilën ndodheshin 1500 peshq.

 

Struktura, rreth 25 metra e lartë, ndodhej në hotelin Radisson Blu, jo shumë larg nga e famshmja Alexanderplatz. Shpërthimi ishte aq i fortë sa u zbulua nga dy sizmografë.

 

Dy persona janë plagosur nga copat e xhamit që u shpërndane në një perimeter të konsiderueshëm në hotel. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pasi një sasi e madhe uji ishte derdhur në rrugë.

 

Deri në vitin 2020, akuariumi ishte modernizuar plotësisht dhe përmbante peshq tropikal të 100 llojeve të ndryshme në një milion litra ujë. Mediat gjermane thanë se  uji i akuariumit kishte arritur në katin e tretë të hotelit.

 

Për policinë e Berlinit, shpërthimi i akuariumit të madh cilindrik nuk është shkaktuar nga ndonjë sulm.

 

Ende nuk ka detaje për shkaqet e shembjes së akuariumit të madh, ngjarje e cila ndodhi rreth prës 05:45 të mengjesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *