E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berlin/ Balla takon kryetarin Grupit të SPD: Do intensifikojmë bashkëpunimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë qendrimit në Berlin zhvilloi një takim me Kryetarin e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren, Gabriela Heinrich.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Reklamë

“Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

????????????Bundestag, Berlin – Takim me Kryetarin e Grupit të SPD @Rolf Mützenich dhe nënkryetaren @Gabriela Heinrich

Konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare????????????????????????

Vazhdo të lexosh

Reklamë