Ka nisur votimi në degët e PD për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha, vendim që u mor në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Votimi do të vazhdojë deri në orën 17:00 dhe tashmë bazat materiale janë shpërndarë. Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.
Ndërkohë Lulzim Basha pritet të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.