Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvendosur sot “foltoren” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se në këtë takim Berishës i janë bashkuar edhe ish presidenti Bujar Nishani, drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj dhe kreu i PD Vlorës, Genc Deromemaj.

Kjo është foltorja e tretë që ish kyerministri Berisha po zhvillon pas përjashtimt të tij nga PD. Kujtojmë se më herët Berisha ka mbledhur demokratët në Tiranë dhe në Fier.

Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Nga ana e tij Basha ka theksuar se nuk do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së duke i refuzuar kështu Berishës mundësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *