Politikë
Berisha zbulon datën: Ja kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD

Nga Lezha, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, datë e cila përkon me ditën e themelimit të kësaj force politike.
“Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën, se në 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria”, deklaroi Berisha.
Reklamë
Gjatë fjalës së tij, lideri historik i së djathtës deklaroi se nëse vendimi për përjashtimin e tij do të shpallej nga Këshilli Kombëtar, do ta kishte pranuar, por, sipas tij, Basha u tregua besëprerë dhe se vendimin e mori pa pyetur njeri.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




