E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Berisha zbulon datën dhe orën: Kur do mbahet protesta e radhës kundër qeverisë

Më 10 shkurt do të mbahet protesta e radhës e opozitës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.

Ai tha se më 10 shkurt, në orën 17:00, para Kryeministrisë, do të mbahet tubimi i radhës, kundër padrejtësisë, për një qeveri teknike.

“Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve“, tha Berisha./vizionplus.tv

Më shumë video