Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po punon për Serbinë e Madhe, aspiratë të cilën sipas tij ai nuk e ka fshehur kurrë.

 

Në emisionin QuoVadis në Vizion Plus, Berisha thekson se Vuçiç po përdor çështjen e Kosovës në mënyrë absurde, ndërsa bën deklarata se do të shkatërrojë Kosovën.

 

“Situata në veri të Kosovës dëshmon në mënyrë të qartë se Aleksandër Vuçiç i gjetur tani para nëj demaskimi ndërkombëtar të paprecedentë i shpallur si një mik i Belivuk, në mënyrë të faktuar për hir së të vërtetës, një vit më parë e shpalli gazeta franceze Le Monde dhe pas një viti në mënyrë më të saktë dhe më të bashkuar e shpalli gazeta në SHBA, New York Times dhe në hirin me senatorin Robert Menendes, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit të SHBA, zoti Chollet i deleguari i sekretarit të shtetit për Ballkanit, pohoi se ato që ka shkruar gazeta janë të vërteta. Kemi të bëjmë me kapjen e njërit aspekt sepse Vuçiç është i përshtatshëm me të gjitha të dhënat për Gjykatën e Hagës, por duket se është zgjedhur një mënyrë tjetër me fakte për bandat që bluante njerëz edhe për të thënë që ky është një njeri që s’mund të jetë kurrë në karrigen e një kryetari shteti. Vuçiç duhet të pranojë se ka arritut mjeshtërisht të jetë, forcë tërheqëse apo drejtuese e politikës në Ballkan, duke përdorur Kosovën dhe çështjen e Kosovës dhe problemet që ka me Kosovën, duke i përdorur ato në mënyrën më absurde. Ky njeri deklaron pa asnjë galje, pa fshehur asgjë se Serbia do bëhet më e madhe, pra punon për Serbinë e madhe dhe e deklaron këtë në Zveçan, Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut. Ky njeri para dy muajsh deklaron se kërkojnë ta shkatërrojnë shtetin tonë në Kosovë, ky njeri para tre ditësh deklaroi se nuk do të lejojë që Kosova të bëhet indipedente. Kujt iua thotë? Të mëdhenjve në botë që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pra nuk fsheh asgjë. Ky njeri sfidon NATO, BE, SHBA, duke mbajtur vendin e tij si prapavijë të agresionit rus. Të gjitha këto kanë një hipotezë osë një përpjekje hipotetike që të shkëpusin Serbinë nga Rusia, kjo është një përpjekje shumë e drejtë e do të ishte një arritje shumë e madhe, por sa realiste është kjo që Serbinë e Vuçiç, Serbinë e një ultranacionalisti në veprime e çdo gjë do mund ta shkëpusësh nga Rusia, personalisht unë nuk besoj në këtë.

 

Nga ana tjetër ndonëse ka rezerva për situatën e krijuar, Berisha e quan legjitim procesin zgjedhor për 4 komunat në veri të Kosovës.

 

“Hapat që ka ndjekur Albin Kurti kanë qenë legjitime qoftë më zgjedhjet, qoftë me përpjekjet për të ushtruar detyrën”, thekson Berisha duke shtuar se megjithatë të zgjedhurit u votëbesuan me një përqindje të vogël të qytetarëve.

 

Berisha thekson se Kurti duhej të lexonte dhe frymën e ligjit, ndërsa akuzon Vuçiç se është ai që po provokon përplasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *