Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar sot për shkakrimn e Lulzim Bashës nga kreu i PD, në ambientet e “Bar Amerika”.

 

Berisha është pritur me ovacione nga mbështetësit ndërsa shkonte për të votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. Ish kryeministri theksoi se kjo është nëj ditë historike për lirinë e PD.

 

 

“Ditë historike për lirinë, shpresën e PD, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet politike të Shqipërisë, si Lulzim Brava.
Pra, nëse ky është referendumi i parë që demokratët thërrasin vetë për një vendim historik ju rikujtoj këtu se në 2009 është mbajtur një referendum tjetër ku anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. Tani cdo shqiptar të krahasojë dy botë, të lirisë dhe autokracisë. Duke rikujtuar këtë kontrast të madh, rikujtojmë se ky është referundimi i shpresës për cdo shqiptar.

 

Aq sa do të jetë amerika provokim. Është një vend që unë admiroj. Po të marrësh në një aspekt tjetër, nga ky Bar i vogël këtu i dërgohet një mesazh forcave konservatore në Europë e SHBA, anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng e pësoi metamorfozën më fatale që nuk e gjen as në romanet e Kafkës.” u shpreh Berisha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *