Kryetari I partise demokratike Sali berisha perseriti se per opoziten eshte kusht votimi I te gjithe emigranteve cilet nuk kane nje document biometric te shtetit shqiptar. Gjate nje conference me gazetaret berisha sqaroi se cdo emigrant duhet lejuar te votoje, edhe kur ka nje document te skaduar indentifikimi edhe kur nuk ka asnje document shqiptar, por eshte I pajisur me pasaporten e shtetit ku jeton, pasaporten italiane, gjermane apo amerikane.
“E vërteta është se dokumentet shqiptare i disponojnë më së shumti ata që nuk janë legalizuar në vendet ku jetojnë dhe për këta ka statistika. Këta janë më pak se një e treta. Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë. Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi”, tha Berisha.
Berisha theksoi se pa u plotesuar ky kusht, pd nuk voton asnje propozim tjeter per kodin zgjedhor
“Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në parlament, në rast se u mohohet, nëse parlamenti nuk pranon, por sanksionon praktikën e mohimit të 2/3 të shqiptarëve të drejtën për të votuar, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë këtë. Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë. ”
Kryetari I pd Sali berisha per here te pare sqaroi edhe procesin e primareve qe do te plikohet ne partine demokratike per perzgjedhjen e kandidateve per deputet. Berisha saktesoi se renditja e kandidateve ne listen e sigurte per deputet apo ne listen e hapur do te varet nga rezultati I primareve
“Lista e mbyllur do të përcaktohet nga gara, nga primaret dhe rezultati në primare.”
Periudha kur pritet te zhvillohen primaret perkon me fushaten per regjistrimin e diaspores e duke u perpjekur te mos I shfokusoje demokratet nga puna me shqiptaret qe jetojne jashte vendit, berisha ka lajmeruar se diaspora do te ndikoje ne rezultatin e primareve.
“Të fillojnë që sot garën për votën e diasporës. Dmth, të fillojnë që sot regjistrimin e numrit më të madh të mundshëm të qytetarëve me të drejtë vote në emigracion dhe diasporë. Do të jetë dhe ky një kontribut i tyre i madh dhe që padiskutim do të marrë vlerësimin e duhur.”
Procesi I primareve ne partine demokratike po shoqerohet me jo pak debate te brendshme. Bujar leskaj eshte nder te paktet zera qe publikisht ka dale kunder; por shume prej drejtuesve te pd vecanerisht ata qe kane experience jane kunder primareve pasi mendojne se ato cajne partine ne prag te zgjehdjeve parlamentare.
Por pavaresisht kritikeve Sali berisha ka vendosur te zbatoje statutin dhe ti perzgjedhe kandidatet per deputet nga vota e demokrateve. Ende nuk ka nje date se kur do te zhvillohen primaret por mendohet te jene ne fund te muajit shkurt ose fillimin e muajit mars, ne menjyre qe te mos pengohet puna e demokrateve ne diaspore.
Per te inkurajuar punen me emigrantet, pd po mendon qe ose te perfshije diasporen ne primare ose te vendose nje sistem ku ai qe regjistron me shume te kete emigrante ti shtohet ne rezultatin e primareve.
Deri tani mesohet se drejtuesit politike nuk do te hyjne ne primare por do te jene automatikisht ne listen e mbyllur. Nderkohe qe kryetaret e degeve te pd duhet te japin doreheqjen nese duan te garojne per tu bere deputetete