Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi për herë të parë vizitën 3 ditore të zevëndës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

 

Edhe pse distancimi i zyrtarit të lartë amerikan ishte i dukshëm, pasi ai  nuk takoi as Berishën dhe as ndonjë prej demokratëve që e mbështesin, lideri historik i PD vlerësoi vizitën e Escobar.

 

 

SALI BERISHA

“Unë e ndoqa vizitën e ndihmës sekretarit të shtetit, Gabriel Escobar, në Tiranë. Mua ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin. Kjo do jetë pikë e programit.”

 

Berisha ka prekur edhe një prej çështjeve më të ndjeshme, financimin e fushatës zgjedhore në një situatë kur të gjithë fondet e buxhetit të shtetit i merr grupimi që mban logon e PD.

 

 

“PD e sigurt drejt fitores, asgjë nuk e pengon. Ju e shihni çfarë të dridhurash iu kanë hyrë qeveritarëve, çfarë mashtrimesh bëjnë nga mëngjesi deri në darkë. Ajo po financohet dhe do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve dhe mbështetësve të saj. Së shpejti do njoftojmë një rregullore, dhe ato fonde do të përdoren  për përballimin e nevojave të fushatës, që është siç e shihni.”

 

Berisha ftoi qytetarët t’i bashkohen opozitës të shtunën në çeljen e fushatës zgjedhore.

 

“Ta shndërrojnë datën 15 në arenën kombëtare në ditën e triumfit përfundimtar të opozitës shqiptare, ditën e cunamit të madh të shqiptarëve.”

 

Në 15 prill demokratët do të çelin në stadiumin “Air Albania” fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *