Sali Berisha, nga Elbasani ku zyrtarizoi fushatën elektorale në Elbasan, nuk ka nguruar të akuzojë kryeministrin Edi Rama.

 

Sipas tij, Rama është armiku i arsimit në vendin tonë, ndërsa zotohet se për opozitën, qytetarët do të jenë gjithmonë të parët.

 

Berisha shprehu bindjen për një fitore të opozitës në Elbasan, teksa vlerësoi figurën e Luçiano Boçit.

 

Unë paraqes sot këtu, kandidat për qytetar të parë të Elbasanit, një nga bijtë tuaj më të shquar, nënkryetarin e PD-së, drejtuesin e sprovuar të grupit parlamentar, por mbi të gjitha paraqes Luçiano Boçin, kandidatin tuaj, kandidatin që ju e votuar, që  ju i besuat.

 

Me 14 maj ne çelim kohën e vendosjes në piedestal të përfaqësimit tuaj, të dinjitetit tuaj. Liria në thelb nuk ka asgjë tjetër më shumë se dinjiteti i një njeriu. Kjo është liria e individit, me Luçiano Boçin dhe gjithë kandidatët e primareve ne hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz, të qytetarëve.

 

Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni, të parët, të parët, për Luçiano Boçin, për kandidatët e primareve në mbarë Shqipërinë.

 

Ata që studiuan në Elbasan dhe përhapën në të 4 anët e kombit, në të gjitha viset e kombit dritën e dijes dhe shpirtin e atdhetarisë. Në qoftë se do të ringjalleshin dhe mendoni për një moment për Elbasanin e sotëm, do të ishin njerëzit më të zhgënjyer. Do të shihnin tek ne, qenie, do të ju dukeshim të përcudnuar.

 

Do pyesnin ç’ka ndodhur me qytetarët e këtij qyteti të bekuar, ç’ka ndodhur me shqiptarët, si ka mundësi që në djepin e arsimit, vitin e kaluar të preferojnë të vijnë vetëm dy të rinj shqiptarë. Kush tjetërsoi arsimin në këtë mënyrë për shqiptarët. Cili është ai armik, cili është ai pushtues që u bëri shqiptarëve këtë gjë me arsimin e tyre.

 

Përgjigja është 1 dhe vetëm 1: është Edi Rama, është Edi Rama dhe regjimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *