E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha: Vjedhje me “Tren Bullgar”! Kreu i PD publikon disa pamje dhe thotë se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka paraqitur sot pamjet e filmuara nga kamerat brenda qendrave të votimit për të mbështetur akuzat e tij se procesi i 11 majit u manipulua.

Në një qendër votimi, pamjet tregojnë komisionerin që hap kutinë e votimit për të kontrolluar fletën e votimit.

Reklamë

Në një qendër tjetër votimi, komisioneri, në shkelje të ligjit, shoqëron votuesin në dhomën e fshehtë dhe qëndron me të derisa ai voton.

Kryetari i PD, Berisha, transmetoi edhe pamje të qytetarëve që marrin dy apo katër fletë votimi për të votuar.

Gjithashtu, Berisha tregoi pamje ku shihen qytetarë që e nxjerrin jashtë qendrës fletën e votimit, një veprim që, sipas PD-së, fakton përdorimin e skemës së trenit bullgar më 11 maj.

“Farsa elektorale e Edi Ramës, Altin Troplinit, Xhevdet Troplinit, Elçis Docit, Suel Çelës dhe vrasësve të tjerë nuk do të kalojë kurrë, nuk do të pranohet kurrë”, tha Berisha.

Prej momentit që përfundoi procesi i numërimit të votave, të gjithë drejtuesit politikë të PD po punojnë për të mbledhur çdo provë të deformimit të vullnetit të zgjedhësve, përfshi kontrollin e kamerave të instaluara në qendrat e votimit.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë