Subscribe

Krey i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia dy ditë pas ngjarjes targjike në Himarë.

 

Pas vizitës në familje Berisha mbajti një fjalë për mediat ku përgjegjësinë e ngjarjes ia ka ngarkuar strukturave shtetërore.

 

“Unë erdha për të shprehur ngushëllime më të ndjera të miat, të familjes time dhe të PD-së.


Erdha si qytetar, për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Kjo ngjarje ka tronditur çdo njeri. Si ngjarje, si krim i shëmtuar.


Duhej të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.

 

Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, po të kryhej nga një qytetar i thjeshtë.


Por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi.
Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, tre-katër metra, në prani të qindra fëmijëve, pushuesve të tjera, që loznin aty.

 


Në këtë aspekt, komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë,” tha Berisha.-
tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *