E diel, 27 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Serial Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Berisha vetëm sajon”/ Ben Andoni: Rama nuk e mbyll mandatin

Analisti Ben Andoni deklaroi se situata politike në vend ndodhet në situatë të vështirë.

 

 

Referuar ngjarjeve të fundit, ai u shpreh në studion e Quo Vadis se kryeministri Rama do ta ketë të vështirë ta mbyllë mandatin e tij të tretë qeverisës.

 

 

Nga ana tjetër, opozita do të duhej të përfitonte prej rastit, por sipas analistit edhe ajo vetë është e përfshirë.

 

 

“Kjo opozitë ka nevojë për alternativa.  Rama duket që po mbijeton thjesht prej ktij njeriu (Sali Berishës), do e ketë shumë të vështirë ta mbyllë mandatin me këto skandale.

Në mënyrë se si njerëzit e tij janë përballë shqiptarëve kanë treguar që nuk janë të ndershëm por edhe kanë jashtëzakonisht gjynahe për demokracinë shqiptare. Opozita ka momentin më të mirë për të patur një mundësi megjithëse mendoj që edhe ata vetë janë të përfshirë.”– tha Andoni.

Vazhdo të lexosh